Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Zbulimi i quajtur “Time machine”
1:56 PM
Zbulimi i quajtur “Time machine”
Me fjalë tjera "GigaPan Time Machine” mund të sjellë pamje dinamike të fenomeneve që ndodhin në hapësirë në periudha të ndryshme kohore. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti "Carnegie Mellon” kanë prodhuar "GigaPan Time Machine”, sistemin i cili mundëson shikimin e video incizimeve dhe fotografive në formatin gigapiskel të rezolucionit të lartë.
Përdoruesit i mundësohet po ashtu edhe ‘udhëtimi në kohë’, ku ai/ajo mund të shikojnë proceset e natyrës edhe në ‘real time’.

Kësodore ata mund të përcjellin rritjen por edhe vegjetimin e bimëve. Paralelisht me këte, përdoruesit mund të shikojnë simulimin kompjuterik të universit, ashtu siç dukej ai në të kaluarën.

Me fjalë tjera "GigaPan Time Machine” mund të sjellë pamje dinamike të fenomeneve që ndodhin në hapësirë në periudha të ndryshme kohore.

Kjo e arritur e madhe shkencore do të jetë e dobishme për shumë fusha shkencore, si për biologjinë, gjeografinë, etj.

Shpikja e fundit është produkt i përbashkët shkencor i ekipeve të ‘CREATE Lab’ dhe ‘NASA’. Kapacitetet e tij janë të mëdha sepse mundësojnë ‘deponimin’ e mijëra fotove digjitale, që sajojnë një pasqyrë , e cila në mënyrë interaktive mund të kërkohet në kompjuter.

Që "GigaPan” të shfrytëzohet edhe në dimensionin kohor, mozaikët e pamjeve ndahen në intervale të caktuara e më pas bashkohen në kohë dhe hapësirë, në mënyrë që të krijohet video regjistrimi, në të cilin çdo skenë mund të ketë me miliona, apo edhe miliarda pikselë, shpalojnë studiuesit, transmeton Infoglobi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus