Kryesore » 2012 » Prill » 22 » YouTube përgjegjës për përmbajtjet
9:35 PM
YouTube përgjegjës për përmbajtjet
Gjykata gjermane morri vendimin i cili assesi nuk do të kënaq përgjegjësit në Google. Nëse shfrytëzuesit në shërbim vendosin përmbajtje të mbrojtura me të drejtat autoriale, për këtë është përgjegjës – YouTube. Nga Google kërkohet që në YouTube të filloj të përdorë softuerin për filtrimin e përmbajtjeve i cili qysh gjatë ngarkimit të videos do të duhej të zbulonte përmbajtjet të cilat shkelin GEMA-n, që përndryshe është një version gjerman i RIAA-së. Përveç kësaj, kjo shoqatë për mbledhjen e dëmshpërblimeve autoriale pohon se YouTube nuk po bën mjaft në parandalimin e vendosjes së përmbajtjeve të mbrojtura në shërbim. Nga YouTube kanë thënë se "i mbesin të përkushtuar gjetjes së zgjidhjes e cila do të ishte në favor të autorëve, producentëve dhe shtëpive muzikore, si dhe mbarë komunitetit YouTube”.Në SHBA ligji është i ndryshëm. Në ueb faqe mund të publikohet çfarëdo përmbajtje, madje edhe ato të mbrojtura me të drejtat autoriale. Pronari i të drejtave autoriale, nëse dëshiron një gjë të tillë, në formë të shkruar mund të kërkoj mënjanimin e përmbajtjes së kontestuar, e kjo kërkesë duhet respektuar.

Për shkak të aksioneve të GEMA-s, më 2009 RapidShare filloi me filtrimin e përmbajtjeve gjatë ngarkimit në shërbim. Muajin e kaluar, gjatë vendimit të dytë, është caktuar që shërbimi duhet të verifikoj në mënyrë proaktive përmbajtjet që ngarkohen nga shfrytëzuesit. Gjithashtu, kjo shoqatë në Gjermani ka ndalur punën e Grooveshark me të cilën janë vendosur çmime shumë të larta të licencimit të muzikës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus