Kryesore » 2012 » Korrik » 23 » YouTube me kanale të dedikuara për Ramazan
0:27 AM
YouTube me kanale të dedikuara për Ramazan
YouTube ka hapur dy kanale të dedikuara për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë rresht sa edhe do të zgjasë muaji i Ramazanit, kanali në YouTube do të transmetojë drejtpërdrejt të gjitha ngjarjet ekskluzive nga qyteti i shenjtë i Mekës.
Për myslimanët të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë piligrinazh, YouTube ju ofron mundësinë që të shiqojnë direkt qytetin e shenjtë nga komoditeti i shtëpisë së tyre.YouTube, gjithashtu ka krijuar edhe një kanal tjetër, që do të shfaqë program special televiziv të krijuar enkas për Ramazan. Në këtë kanal do të shfaqen filma, intervista dhe seriale arabe me përmbajtje religjioze.Në një postim blog të Google, thuhet se ky kanal do të shfaqë më shumë se 50 shfaqje televizive.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus