Kryesore » 2011 » Korrik » 8 » Youtube me dizajn të ri
5:08 PM
Youtube me dizajn të ri
Në fazën më të re të ndryshimeve që po sjell Google, edhe YouTube është shfaqur në një format më atraktiv ose më mirë thënë më ndryshe.Ndryshimi i ri i koduar Cosmic Panda, heq qafe disa prej ngarkesave të panevojshme në web dhe ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë të përdorimit të YouTube. Cosmic Panda nuk është shpalosur ende anembanë rrjetit për video-shkëmbim, por megjithatë ju mund të filloni hulumtimin e dizajnit të ri. Përmirësimi më i mirë është bërë në aspektin e komenteve apo informatave nën video , të cilat nuk do të shpërqendrojnë vëmendjen tuaj, por do të shtrihen nën video duke lënë hapësirë të plotë për shikim. Faqet e kanaleve gjithashtu kanë përjetuar ndryshime dhe theksojnë më shumë videot dhe më pak tekstin. Veçoria më interesant mesa duket është tek pjesa e playslistave. Prapavija e errtë dhe videot në qendër e bëjnë shumë më të lehtë fokusimin në përmbajtjen aktuale, dhe video tjera për shikim të mëtutjeshëm janë nën videon kryesore jo anash.Në përgjithësi një dizajn më i pastër dhe më profesional i YouTube, dhe mu në drejtimin të cilin dëshiron ta udhëheqë Google
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus