Kryesore » 2012 » Mars » 14 » Yahoo vazhdon me rënie
1:57 PM
Yahoo vazhdon me rënie
Prania e makinës kërkuese Yahoo në tregun e kërkimeve në Shtetet e Bashkuara vazhdoi të rrëshqasë gjatë muajit të kaluar, ndërsa Google vazhdoi me udhëheqjen e vet.Google gjatë muajit shkurt mori një pjesë të një pike, duke e arritur kështu praninë e vet me 66.4% të të gjitha kërkimeve të bëra në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Yahoo humbi më tepër, duke qenë kështu me vetëm 13.8% të tregut. Makina kërkuese e ndërmarrjes Microsoft, Bing, pati një ngritje të lehtë duke marrë kështu 15.3% të tregut dhe mbajti vendin e vet të dytë.Yahoo gjatë viteve të kaluara në mënyrë të qëndrueshme ka qenë duke e humbur praninë në treg dhe së fundi, gjatë muajit dhjetor, Bing e tejkaloi atë. Sa i përket hollësive, Google arriti të ketë 11.7 miliardë kërkime gjatë muajit shkurt, e përcjellë me 2.7 miliardë nga Bing dhe 2.7 miliardë nga Yahoo.Si gjithmonë, statistikat nga ComScore përfshijnë vetëm kërkime të caktuara që njerëzit i kryejnë në një uebfaqe.Yahoo dhe Bing mbesin portale të ndara të kërkimit, por që të dy këto portale fuqizohen nga makina e njëjtë themelore. Nëse i kombinojmë të gjitha kërkimet e bëra nga Bing dhe Yahoo, gjatë shkurtit, së bashku këto dy makina kërkuese kishin pasur 26.2% të tregut, që paraqet një rënie të vogël nga 26.5 në muajin janar.Kërkimet e fuqizuara nga Google, që mbulojnë kërkimet nga AOL dhe Ask, morën 68.6% të tregut gjatë shkurtit, që paraqet një ngritje të ëehtë nga 68.4% sa ishte gjatë muajit janar
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus