Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Yahoo më mirë se pritjet
6:17 PM
Yahoo më mirë se pritjet
Yahoo gjatë çerekut të vet të parë realizoi rritje minimale të të hyrave me rënie të profitit. Të hyrat totale të kompanisë gjatë tri muajve të parë ishin 1,077 miliard dollarë, respektivisht vetëm 1% më shumë se një vit më parë në periudhën e njëjtë. Njëkohësisht profiti nga afarizmi ra nga 190 milion të vitit të kaluar në 169 milion dollarë, pro edhe kjo është më mirë se pritjet të analistëve dhe aksionet e kompanisë u rritën 4% pas publikimit të rezultateve.
CEO i kompanisë, Scott Thompson, tha se ai është më se i bindur në vlerën e pronës së kompanisë dhe potencialin e afarizmit. Por njëkohësisht theksoi pakënaqësinë me gjendjen momentale, duke theksuar se të hyrat nga reklamimi nuk ishin as afër asaj çfarë duhet të jenë. Gjithashtu theksoi se aleanca me Microsoftin në fushën e kërkimit nuk ka përmbushur pritjet, por se janë duk bashkëpunuar me Microsoftin për të përmirësuar këto rezultate.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus