Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Windows Phone 7 shitet dobët
2:51 PM
Windows Phone 7 shitet dobët
Edhe pse Microsofti vetëm kohë pas kohe ua shpërndan gazetarëve ndonjë informatë për shitjen e telefonave Windows Phone 7, Gartner ka bërë një vlerësim të vetin, dhe supozon që kjo kompani në çerekun e parë të këtij viti ka shitur 3,6 milionë telefona me sistem operativ Windows. Problemi qëndron në atë që vetëm një shifër shumë më e vogël – 1,6 milionë, bazohen në sistemin operativ Windows Phone 7, që tregon interes jo të madh të blerësve për platformën e re si dhe se sa është i fuqishëm produkti Windows Mobile. Komenti i Gartnerit është që ky telefon nuk ka arritur të përmbushë "dëshirat e blerësve”, por pret që kjo të përmirësohet me prezantimin e telefonave Nokia me sistem operativ Windows Phone 7.
Këto të dhëna hedhin më së miri dritë në thashethemet e kohëve të fundit lidhur me mundësinë e blerjes së Nokias nga Microsofti, por edhe me problemin gjithnjë më të madh me të cilin po ballafaqohet Microsofti në tregun mobil.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus