Kryesore » 2012 » Dhjetor » 4 » Windows Phone 7.8 – tek në vitin 2013
1:27 PM
Windows Phone 7.8 – tek në vitin 2013
Edhe pse shfrytëzuesit e smartphonëve me Windows Phone 7.5 kishin shpresuar që pas paraqitjes së Windows Phone 8 në treg do të kishin edhe upgradein që versionit të vjetër të këtij sistemi operativ do t’ia jepte një pjesë të funksioneve të cilat i sjell WP8, dhe kjo sipas thashethemeve është dashur të ndodhë këto ditë, Microsofti megjithatë i ka zhgënjyer.Në postimin në blogun e vet Microsofti ka informuar shfrytëzuesit që tani për tani janë duke bashkëpunuar me operatorët e telekomunikacionit në testimin e Windows Phone 7.8 në mënyrë që sa më shumë pajisje të marrin këtë upgrade "në fillim të 2013”. Dëshpërimi i shfrytëzuesve shihet në porositë, por edhe vlerësimin e artikullit – ka marrë vetëm një yll (25 vlerësime janë meritore për notën mesatare 1,2 prej 5).
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus