Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Windows 8 pritet të dalë në tetor
8:56 PM
Windows 8 pritet të dalë në tetor
Sipas disa njerëzve të cilët kanë njohuri rreth ta planeve planikimeve, ndërmarrja Microsoft pritet që do të mbarojë punën me Windows 8 gjatë kësaj vere, duke e përgatitur skenën për kompjuterët personalë dhe tabletët me një sistem të ri operativ i cili pritet që të dalë në shitje në muajin tetor.Lëshimi fillestar do të përfshijë pajisjet çipet e ndërmarrjes Intel deh ARM Holdings Plc (ARM), duke e ndihmuar përmbushjen e premtimit të bërë nga Microsoft për të mbështetur që të dy standardet, thanë njerëzit, të cilët mohojnë që të emërohen sepse këto plane janë mjaft të besueshme. Për të përqafuar teknologjinë ARM, Microsoft është duke përdorur llojin e njëjtët ë procesorëve si ndërmarrja Apple që e përdor për iPad. Ende, do të jetë më pak se pesë pajijet ARM që do të dalin, në krahasim me më shumë se 40 makina nga Intel.Koha e caktuar do t’ia mundësonte Microsoftit që të shënjestronte dyqanet për fund të vitit me softuerin e ri, që punon me pajisjet që e kanë ekranin e ndjeshëm në prekje e po ashtu edhe llaptopët dhe desktopët. Redmond, me qendër në Uashington, që nuk ka lajmëruar ndonjë gjë për lëshimin e sistemit të ri Windows 8, synon që të rimarrë shitjet e humbura ndaj iPadit dhe të përshpejtojë qarkullimin në tregun e PC-ve, i cili së fundi paksa është ngadalësuar. Apple lëshoi versionin e tretë të iPadit gjatë këtij muaji, duke paraqitur një sfidë tjetër për ndërmarrjen Microsoft
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus