Kryesore » 2012 » Shkurt » 6 » Windows 8 nuk do ta ketë butonin “Start”
3:01 PM
Windows 8 nuk do ta ketë butonin “Start”
Sipas një vëzhgimi për konsumatorë të lëshuar gjatë javës së kaluar, Microsoft ka larguar butonin e menysë Start nga sistemi i ardhshëm operativ, Windows 8.
Butoni Start, i cili kishte debutuar në versionin Windows 95 të sistemit operativ, vendoset në anën e majtë të menysë që shihet në pjesën e poshtme në Windows. Butoni Start ishte njëra nga metodat e para për njerëzit që të zhvendosen tek ndonjë opsion, aplikacion, skedar i ruajtur dhe të tjera. Fotografia e paraqitur nga PCbeta, zbulon që Microsoft e ka larguar këtë buton. Kjo mbase ishte si pjesë e përpjekjes së Microsoft për ndërfaqen të stilit Metro për ta bërë për këtë ndërfaqe përdoruesit më intuitive përgjatë shumë pajisjeve.Sipas The Verge, përderisa butoni Start mund të ketë shkuar, funksioni i këtij butoni mund të kryhet duke e përdorur një "kënd të nxehtë”. Këndi i nxehtë, të cilin mund ta aktivizoni duke e prekur ose duke klikuar me mi mbi të në njërën nga katër këndet do ta hapë menynë e stilit start kur sistemi operativ është i versionit desktop dhe Metro UI.
Sipas një raporti, shiriti i tanishëm, që mundëson vendosjen e programeve që përdoren më shpesh, do të vazhdojë të përdoret në Windows 8
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus