Kryesore » 2012 » Shkurt » 24 » Windows 8 Consumer Preview është build 8250
1:11 PM
Windows 8 Consumer Preview është build 8250
Siç kuptuam, Microsoft më në fund përgatiti edhe buildin e fundit të Windows 8 i cili do të bëhet Windows 8 Consumer Preview. Versioni Consumer Preview kështu do të bart shënimin build 8250 dhe qysh sot do të mbyllet, e të martën, gjatë Mobile World Congress në Barcelonë, në evenimentin e posaçëm edhe do ti paraqitet audiencës së gjerë.Microsoft do të lëshoj në qarkullim Windows 8 Consumer Preview gjatë mbajtjes së evenimentit, rreth orës 9 të mëngjesit. Build 8250 sjell disa lojëra dhe aplikacione si dhe disa ndryshime tashmë të paralajmëruara, sikurse që është mungesa e butonin Start në taskbar dhe rregullimi i logos në Charms bar.Përveç ndërfaqes Metro që i adaptohet pajisjeve me ekranet e ndjeshme në prekje, Windows 8 do të ketë edhe mod-in e punës me desktop klasik, e funksionaliteti i Startit, edhe pse butoni mungon, nuk do të shkoj asgjë kundi. Windows 8 Developer Preview qysh tani ka treguar një avancim të ndjeshëm në krahasim me Windows 7 për sa i përket zaptimit të resurseve harduerike, si dhe shumë përmirësime të tjera në punë me rrjetat mobile. Përveç përshpejtimit, në masë të madhe është ndryshuar edhe përdorimi i disa aplikacioneve siç janë Windows Explorer i cili përdorë menytë Ribbon dhe Task Manager i cili ofron më shumë informata precize për proceset e nisura
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus