Kryesore » 2011 » Qershor » 1 » Wikipedia ndikon në ngritjen e cilësisë së edukimit në Kanadë
8:01 PM
Wikipedia ndikon në ngritjen e cilësisë së edukimit në Kanadë
Një fakt në pjesën e Kanadasë ku flitet anlgishtja thotë që përdorimi i enciklopedisë së lirë, Wikipedia ka bërë që studentët të kenë punë më të mirë.
Kjo nuk është arritur nga fëmijët duke u munduar që të gjejnë gjëra të pabesueshme, por duke i shtyrë ata që të shkruajnë material për të. Frika nga kritikat e komunitetit të Wiki-fiddler ata i shtyen që të punojnë edhe më tepër, duke i përmirësuar shkathtësitë e tyre akademike, duke u munduar që t’i ikin gabimeve.
Brenna Gray, një udhëzuese në kolegjin Douglas në British Columbai e zbuloi këtë duke hulumtuar rreth 70 studentë të vitit të parë për orën e letërsisë kanadeze. Nënvlerësimet ishin caktuar nga çështjet e krijimit ose përditësimit të arikujve biografikë për shkrimtarët kanadezë. Ata ishin të detyruar që të përdorin burimet akademike si artikujt e mediave kryesore, uebfaqeve të autorëve etj.

Sipas Gray-it, puna e studentëve dhe arsyeja për të punuar ishte rritur pasi që punimet e tyre do të mund të vendoseshin në Wikipedia.

"Ata ishin shumë të kujdesshëm për citimet dhe për saktësinë e informacionit”, tha ajo, duke treguar për përvojën e saj në një konferencë gjatë fundjavës. "Fakti që Wikipedia është një hapësirë publike ku informacioni që ata e kërkojnë do të lexohet nga njerëzit... kjo i bëri ata që të punojnë më seriozisht.”

Vlerësimet e Gray-it nuk janë ato që e kanë bërë këtë punë të studentëve aq të njohur, por komuniteti mirëmbajtës i enciklopedisë. "Papritmas, unë nuk jam e vetmja përmirësuese e saktësisë” tha ajo. "Atje është një ushtri e tërë e njerëzve që do të vlerësojnë punën e tyre për ta.”

Do të ishte mirë që edhe nxënësit dhe studentët shqiptarë të përdornin Wikipedia-n sa më shumë, duke e mbushur dhe duke e përmirësuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus