Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Web më i thjeshtë me Mozilla
11:51 AM
Web më i thjeshtë me Mozilla
Mozilla ka lëshuar në punë Thimble dhe Webmaker.org, disa shërbime për ata që dëshirojnë krijim më të shpejt dhe më të thjesht të faqeve të internetit.Thimble prezanton editorin visual për krijimin e webfaqeve brenda browserve të internetit, ndërsa përdoruesit me shtimin e përmbajtjeve mund të redaktojnë edhe HTML dhe CSS për kontrolle më të madhe ndaj paraqitjes së përmbajtjes së faqeve.
Thimble nuk është i orientuar kryesisht në blog, si Wordpress dhe shërbimet e ngjashme, por përdoruesve u mundëson liri më të madhe edhe pse ende kryesisht u dedikohet atyre që sapo fillojnë me mësimin e dizajnit dhe zhvillimit të webfaqeve. Me Thimble, Mozilla prezanton edhe Webmaker.org, të faqes e cila duhet të shërbejë si galeri e projekteve të Thimble.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus