VW ka nxjerrë edicionin e furgonit të dedikuar ekskluzivisht për kampingje. Kjo seri kryesisht prodhohet në California të SHBA-ve dhe tashmë ky model është lançuar në treg dhe ka shfaqur kërkesa të mëdha, shkruan portali autolajme. Modeli kamping përfshin atraksion të veçantë, si ngritjen elektrike dhe shtesat e sipërme të furgonit, posedimin e kuzhinës speciale, një mini dhomë e posaçme. Modeli është i përgatitur për katër persona. Ky model i ashtuquajtur California Berghaus ka edhe mbajtësin e biçikletave, ndërsa çdo blerës do të përfitojë edhe një pako speciale me gjëra shtesë për hulumtime në natyre, thasë për fjetje, veshje të posaçme për kampingje malore si dhe materiale të tjera surprizë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus