Kryesore » 2011 » Maj » 19 » Volvo S60 me 330 KF
12:00 PM
Volvo S60 me 330 KF
Kompania "Volvo” në sallonin e automobilave në Nju-Jork zyrtarisht e konfirmoi se versioni R-Design i modeleve S60 dhe XC60 gjatë vitit 2012 do të forcohet edhe më tutje. Do t’i vërë në funksion motorin 3.0 T6 turbobenzinë i cili do të prodhojë 330 KF (242 kW) dhe momentin më të madh rrotullues prej 480 Nm, përkatësisht 25 KF dhe 40 Nm më shumë se versioni paraardhës.
Fuqia dhe momenti i përmendur transmetohet në të katër rrotat nëpërmjet gjeneratës së dytë të ndërruesit me gjashtë shpejtësi automatik, i cili tani sjell ndërrim më të shpejtë të niveleve të transmisionit. Nëpër ndryshimet e shumta kaloi edhe pezullimi, dhe kjo e tëra me qëllim të rritjes së aftësive ngasëse të automobilit.

Këto versione më të fuqishme sigurisht që do të paraqiten në tregun amerikan, ndërsa pritet të konfirmohet se a do të ndodhë kjo e njëjta edhe në tregjet evropiane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus