Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Volkswagen Polo SUV më 2014
1:29 PM
Volkswagen Polo SUV më 2014
Në panairin e vjetëm të veturave në Frankfurt, Volkswagen ka prezantuar veturën vogël të qyteti me emrin Up, i cili që nga atëherë ka fituar versione të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me shenjën Seat dhe Škoda. Që nga dalja e këtij modeli në treg, kanë filluar spekulimet se kompania gjermane po përgatit dy SUV kompakt, ku njëri është i bazuar në modelin në fjalë, ndërsa tjetri në Hatchback-un e njohur me emrin Polo.Versioni SUV i modelit Polo do të ketë platformën e re modulare MQB, e cila tashmë gjendet në modelin Audi A3, ndërsa do të gjendet edhe në gjeneratën e re të Golf-it si dhe në shumicën e modeleve të ardhshme të Volkswagen Group. SUV Polo shumë kompontente do t’i ndajë me modelin e tanishëm Hatchback, të paralajmëruar për prodhim për vitin 2014.Sistemi i tërheqjes me rrotat para është standarde, derisa sistemi me katër rrota pritet si opsion për versionet më të fuqishme. Rivalët kryesor të këtij modeli pritet të jenë Nissan Juke, Mazda CX-5 si dhe Mitsubishi ASX/Outlander Sport. Tani për tani nuk ka ndonjë datë për lansimin në treg, por pasi Volkswagen-it i mungon një përfaqësues i tillë në treg, kjo kompani duhet shpejtë të përfshihet në garë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus