Kryesore » 2012 » Korrik » 3 » VLC vjen edhe në Android
1:00 PM
VLC vjen edhe në Android
Nëse keni qenë duke pritur me padurim lansimin e një versioni të lexuesit të medias VLC edhe për sistemin operativ Android, tani nuk keni nevojë të prisni më.Skuadra e zhvilluesve të VLC-së, kanë bërë me dije se kanë punuar një version të VLC-së edhe për platformën Android.Gjëja e parë që vlen të përmendet është se VLC për Android (aktualisht në fazën testuese beta), është një port i versionit për sistemin operativ iOS. Skuadra e VLC-së tregoi se aplikacioni pritet të ndryshoj shumë me fillimin e marrjes së azhurnimeve, përfshirë ndërfaqen e përdoruesit dhe veçoritë madhore kurse dekodimi harduerik për momentin funksionon vetëm në disa pajisje.Sidoqoftë, VLC mund të lexoj pothuajse çdo gjë, përfshirë transmetimet në rrjet, përkrahjen për shumë formate audiosh dhe video me titra. Aplikacioni gjithashtu ka një vegël "home-screen”, që kontrollon audiot edhe pa e lansuar aplikacionin fare, si dhe përkrahë kufjet me kontrollim të brendshëm të audios.Zhvilluesit shpjegojnë me sarkazëm se VLC "mund t’jua mbys macen, t’jua shkatërroj shtëpinë dhe të nis apokalipsin maja,” andaj ju paralajmërojnë që ta përdorni plotësisht nën përgjegjësinë tuaj.Ata poashtu thonë se ky version është kryesisht për "përdoruesit e avansuar dhe hakerët,” dhe derisa aplikacioni ka funksionuar në pajisjet e përdorura për testim, ju fillimisht duhet të siguroheni që ai përkrahë pajisjen tuaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus