Kryesore » 2012 » Prill » 17 » Videobiseda në Firefox
10:24 PM
Videobiseda në Firefox
Pasi që shumicën e kohës në kompjuter e kalojmë duke shfrytëzuar browserin e Internetit, Mozilla e mendon të arsyeshme që të integrojë në Firefox mundësinë e bërjes së videobisedave.Në konferencën IETF 83 në Paris, Mozilla ka demonstruar implementimin e WebRTC – komponentit HTML5, i cili mundëson biseda zanore dhe video, si dhe këmbim të fajllave. Për të shfrytëzuar sistemin përdoret Social API i Mozillës, ndërsa për dallim prej web zgjidhjeve të tjera, sistemi për videobiseda të cilin e ka demonstruar Mozilla nuk kërkon kurrfarë pluginësh shtesë.Akoma nuk është përcaktuar nëse mundësia e kryerjes së videobisedave do të përfshihet në ndonjërin nga versionet e ardhshme të Firefoxit. Edhe lojtarët e tjerë në këtë fushë, Microsoft, Google dhe Opera kanë theksuar përkrahjen për standardin WebRTC.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus