Kryesore » 2011 » Maj » 29 » Vetura e së ardhmes!
5:39 AM
Vetura e së ardhmes!
Ditë pas dite, prodhues të ndryshëm të veturave paraqiten me surpriza të reja për shfrytëzuesit, të papara deri më tani, nga gjithë këto gjëra që priten të bëhen po formohet një veturë që deri më sot ekziston vetëm në imagjinatën e njeriut, por që në të ardhmen do të bëhet realitet. Ja se çfarë parashikohet nga prodhuesit e ndryshëm të veturave të ekzistojë në të ardhmen.
1. Timoni i lidhur me mendjen e njeriut.
E pabesueshme? Një universitet anglez po bën hapa të mëdhenjë për të lidhur me një metodë të jashtzakonshme mendjen e njeriut me drejtimin e timonit se në cilin drejtim duhet të shkojë, vetura e së ardhmes parashihet të posedoj një gjë të tillë.
2. Ulëset e veturës që do të kontrollojnë pulsin e njeriut.
Ashtu siç bën të ditur kompania e veturave Ford në vitet në vijim do të krijojnë ulëse për veturën të cilat do të kenë aftësin e matjes së pulsit të personit që është i ulur në veturë, diçka pozitive duke ditur se vet poseduesi i veturës do të jetë gjithmon në dijeni në lidhje me gjendjen e tij të pulsit.
3. Më pak gazë i dëmshëm në hapërsirë.
Një institut gjerman po parapërgadit një lloj bashkdyzimi i cili do të shërbej për veturën e së ardhmes, që të nxjerr nën 1% gazë të dëmshëm në hapësirë, gjë që do të reducon në mënyrë drastike ndotjen e ajrit.
4. Kontroll absolut në kthimin e veturës në të majtë.
Arsyetime si të tipit "Nuk pashë motoristin që vinte në të majtë” do ti takojnë së kaluarës. Kompania BMW po realizon një projekt special për kthimin e veturës në të majtë, një lloj asistenti do të integrohet në veturën e së ardhmes që do të kontrolloj anën e majtë të vozitësit, i cili nëse kthen në të majt pa vërrejtur që dikush po afrohet qoftë veturë apo motoçikletë, do të frenohet nga vet sistemi i veturës dhe do të paralajmërohet që është paraparë rezik.
5. Një kolektiv i veturave.
Deri në vitin 2017 pritet që të gjitha kompanitë e veturave të gjejnë një gjuhë të përbashkët, që ka të bëjë me krijimin e një sistemi funksional të komunikimit mes të gjitha veturave, gjë që do të rezultoj me një reducim drastik të rrezikut për të bërë ndeshje. Komunikimi mes veturave pritet të paraqitet si rezultat i vendosjes së një sistemi me të cilin të gjitha vetura e të gjitha kompanive do të ishin të lidhura njëra me tjetrën për të ditur vendodhjen dhe për të parandaluar rrezikun për ndeshje.
6. Vetura e së ardhmes do të mund të vozis vetë
Diçka e pabesueshme, por e vërtet, në një institut gjerman këto kohë po bëhen testimet e fundit e një sistemi krejtësisht elektronik i cili do të nxis veturën deri në pikën e paraparë, gjë kjo që do të bëhet vetë nga poseduesi i veturës nga shtëpia, e gjithë kjo procedurë ka nevojë vetëm për lidhje direkte në rrjet, gjë që do të bëj veturën të ndjek planin e rrugëtimin të parashtruar nga poseduesi i saj.
Të gjitha këto veti pritet që në të ardhmen të krijojnë veturën e jashtzakonshme dhe të paparë deri më tani, të gjithë këta projekte pritet të përfundojnë brenda kësaj dekade gjë që rezulton se vetura e së ardhmes mund të jetë gati deri në vitin 2020.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus