Pa shumë zhurmë mediale Western Digital ka freskuar ofertën e high-end desktop hard disqeve nga familja VelociRaptor, të cilët përkundër hovit të SSD-ve po mbahen mirë akoma. Dy disqet e reja kanë kapacitet prej 150 dhe 300 GB, me çka WD ka plotësuar ofertën e modeleve me interfejs 6 Gbps e cila tani ofron kapacitet deri 600 GB. Edhe këto modele, sikurse edhe paraardhësit, kanë 32 MB memorie cache, ndërsa ndryshimi i interfejsit ka mundësuar edhe rritjen e bandwithit në 126 MB/s në qasjen sekuenciale të të dhënave. Kushtojnë 120 dhe 144 euro.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus