Kryesore » 2011 » Qershor » 15 » Valve ofron lojëra falas për të luajtur
4:18 PM
Valve ofron lojëra falas për të luajtur
Shërbimi dixhital i Valve për shkarkim, Steam, tani ka më shumë se 1,500 lojëra dhe 30 milionë përdorues, por sot shtoi diçka që nuk ka pasur më herët: lojëra për të luajtur falas.
Valve lajmëroi sot që ka lëshuar pesë tituj të ri të lojërave që mund të luhen pa pagesë: Spiral Knights, Forsaken Worlds, Champions Online, Free for All, Global Agenda: Free Agend dhe Alliace of Valiant Arms.
Këto lojëra nuk kërkojnë abonim ose kartelë krediti për të luajtur.
Për ta shënuar këtë ngjarje, Valve do të ofrojë përfitime brenda lojës për ata që i luajnë këto lojëra gjatë kësaj jave. Duke filluar që nga nesër me Spiral Knights dhe duke vazhduar deri të dielën me Alliance of Valiant Arms, lojtarët që luajnë lojën e veçuar të ditës do të jenë në gjendje që të marin përfitime.
Valve tha që do të japë më tepër hollësi për këto çështje gjatë ditët në vijim. Për të kuptuar më shumë për lojërat e reja të Steam, shtypni
LINKU
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus