Kryesore » 2012 » Dhjetor » 5 » Universiteti në Tulsa trajnon cyber spiunët
7:59 PM
Universiteti në Tulsa trajnon cyber spiunët
Universiteti në Tusla të Oklahomës ofron studime dyvjeçare nga cyber spiunazhi. Të gjithë ata që përfundojnë këto studime munden shumë lehtë të gjejnë punë në CIA, agjencinë për siguri kombëtare (NSA) ose në Shërbimin sekret amerikan.Studentët gjatë studimit mësojnë si të shkruajnë viruse kompjuterike, si të sulmojnë rrjetet kompjuterike, të vjedhin passwordë dhe të mbledhin informata nga pajisjet digjitale. Rreth 85 për qind e atyre që kanë diplomuar në këtë program tashmë punojnë për NSA-në.
Ky program i njohur fare pak ishte iniciuar në vitin 1998 nga indiani Sujeet Shenoi. Siç thotë Shenoi, studentët, përveç mësimit praktik, mësojnë edhe teorinë. Secili prej studentëve është po ashtu edhe i punësuar në ndonjë prej laboratorëve policorë në kampua.

"I hedh menjëherë mes profesionistëve. Kështu bëhen të patrembur”, tha Shenoi.

Pjesa më e madhe e punës së tyre përbëhet nga mbledhja e informatave dhe e dëshmive kundër pedofilëve. Në disa raste këta studentë kanë zgjidhur edhe disa raste të vrasjeve ashtu që kanë ndërhyrë në postën elektronike e cila ka ndërlidhur vrasësit me viktimat e tyre. Bashkë me Shërbimin e fshehtë ata kanë zhvilluar edhe teknikën e marrjes së informatave nga pajisjet e dëmtuara si telefona mobilë të avancuar, GPS aparate dhe pajisje të tjera digjitale, përcjell Daily Mail.

"Studentët nga Tulsa vijnë në radhët tona përplot përvojë. Kjo është një prej pak shkollave, të cilat në këtë mënyrë bashkëpunojnë me policinë dhe qeverinë”, tha Neal Ziring, zyrtar i NSA-së.

Shumica që fillojnë të ndjekin studimet në Tulsa janë veteranë ushtarakë, të cilët kërkojnë karrierë të re. Dy të tretat e tyre bëhen cyber ninxha, siç i quan Shenoi, individë të cilët janë jashtëzakonisht të kualifikuar për të gjitha llojet e cyber operacioneve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus