Kryesore » 2012 » Prill » 14 » Ultrabook hibrid nga Inteli
2:13 PM
Ultrabook hibrid nga Inteli
Intel ne IDF ne Pekin prezantoi nje koncept interesant te portativit hibrid ultrabook. Pajisja mund te perdoret si ultrabook klasik, por mekanizmi rreshqites mundeson rrotullimin e ekranit horizontalisht mbi tastiere, me cfare ky portativ merr formatin e tabletit.Zgjidhje te ngjashme tashme ka paraqitur Asus, vetem se ne rastin e kesaj nga Intel, ekrani fizikisht eshte i lidhur me pjesen e mbetur te pajisjes, e shfrytezuesve u jane ne dispozicion edhe tastiera e plote dhe touchpadi.Dizajni i holle dhe arritja e Windows 8 me nderfaqen e adaptuar per ekranet e ndjeshme ne prekje do te duhej te bejne qe perdorimi i portativeve ne formen e tableteve te jete edhe me komod. Koncepti i Intelit eshte i bazuar mbi procesorin Ivy Bridge, derisa koha e fillimit te shitjes komerciale te pajisjeve te ketilla ende nuk eshte e ditur. (R.T
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus