Sony ka prezantuar Vaio Z të freskuar. Ky kompjuter vjen me Power Media Dock shtesë në të cilin bashkë me një mori lidhjesh është vendosur grafika Radeon HD 6650M të cilën ky laptop e përdor kur aktivizohet.Po ashtu ky është kompjuteri i parë, përveç atyre të Apple, i cili shfrytëzon "teknologjinë me emrin e koduar Light Peak” (Sony nuk guxon të shfrytëzojë emërtimin Thunderbolt), dhe e cila shërben për komunikim mes dockut dhe kompjuterit. Rezolucioni i ekranit në laptopin 13,1-inçësh është 1600 x 900 pixelë. Ky laptop peshon 1,18 kg ndërsa është i trashë 17 mm. Mund të blihet me procesor dybërthamësh Core i7 2,7 GHz, SSD me 256 GB dhe 8 GB RAM. Bateria është deklaruar për shtatë orë qëndrueshmëri. Vaio Z i ri në shitje të do gjendet së pari në Evropë kah fundi i muajit korrik. Çmimi fillestar në Britani të Madhe do të jetë 1400 funte, ndërsa docku kushton edhe 400 funte shtesë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus