Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Twitter ndërpritet për disa çaste
1:49 PM
Twitter ndërpritet për disa çaste
Twitter sot duket se ka pësuar disa probleme teknike dhe është ndërprerë përkohësisht. Rrjeti social njoftoi rreth kësaj ndërprerjeje në faqen e vet Status gjatë ditës së sotme, duke thënë që "përdoruesit mund të përjetojnë probleme me qasjen në Twitter”.Ndërmarrja nuk dha hollësi se cilat mund të jenë shkaqet, por tha që "inxhinierët për momentin janë duke punuar për ta zgjidhur problemin.” Vite më parë, kur rritja e Twitterit bëhej mjaft shpejt, shërbimi vuante nga ndërprerjet e shpeshta. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit, shumica e këtyre ndërprerjeve janë rralluar, duke u kursyer për disa ndërprerje nga koha në kohë. Nuk është e qartë se sa gjatë mund të zgjasë kjo ndërprerje. 
Twitter nuk është shërbimi i vetëm që vuan gjatë ditës së sotme nga ndërprerja. Google më herët gjatë ditës së sotme lajmëroi që shërbimi i vet për biseda, Google Talk, ishte ndalur, por problemi është zgjidhur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus