Kryesore » 2012 » Maj » 8 » Twitpic për iPhone, por a është tepër vonë?
2:20 PM
Twitpic për iPhone, por a është tepër vonë?
Twitpic ishte shërbimi standard për shkëmbim të fotografive në Twitter. Përpara Instagram dhe zgjidhjen e vetë Twitterit për shpërndarje të fotografive, shërbimi e kishte dhënë një mundësi për të ngjeshur fotografitë dhe të shpërndahen brenda pak çasteve kohore.Me blerjen e fundit të Instagram nga Facebook dhe rritjen e numrit të alternativave për fotografi, një aplikacion i vetëm për të cicëruar fotografi tingëllon si një përpjekje e dështuar. Është e qartë që Twitpic i ka 35 milionë konsumatorë, por për sa gjatë përpara se këta përdorues do të ndalojnë së përdoruri zgjidhjet standarde për fotografi të bëra të mundshme në aplikacionet e përgjithshme dhe të zbulojnë me bollëk editorët e shtimit të fotografive që tashmë kanë dalë?Twitpic nuk është duke vuajtur për para, megjithëse kurrë nuk janë financuar. Sidoqoftë, një grup i përkushtuar i përdoruesve të cilët e kanë përdorur Twitpic-un vetvetiu, a e kanë marrë tashmë vesh që ekzistojnë aplikacione të tjera prej të cilave ata mund të zgjedhin? Siç duket jo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus