Toshiba ka njoftuar hyrjen e saj më të re në tregun e tabletave, pajisjen e quajtur Thrive. Prodhuesi japonez i pajisjeve elektronike i ka vënë modelit hyrës një çmim prej $429, që është më i lirë se iPad 2. Kompania tha se modeli bazë i saj vjen me wireless dhe është për konsumatorët që i përdorin tabletët në shtëpi. Tableti del në shitje në SHBA më 10 Korrik. Suksesi i iPad-it të Apple-it ka frymëzuar shumë kompani kompjuterësh dhe pajisjesh elektronike për të hyrë në segment.
Samsung ka lançuar tabletin e saj Galaxy, ndërsa Sony ka njoftuar gjithashtu hyrjen e saj me dy modele të reja.
Ndërsa asnjëra nuk ka qenë në gjendje të dëmtojë aksionet e Apple-it në treg, Toshiba tha se kërkesat për produkte të tjera po rriteshin gradualisht.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus