Kryesore » 2012 » Shkurt » 27 » Tim Cook: Apple do te sjelle se shpejti nje produkt qe "do te cmend mendjet tona"
3:52 PM
Tim Cook: Apple do te sjelle se shpejti nje produkt qe "do te cmend mendjet tona"
Ne mbledhjen vjetore te Apple ne lidhje me produktet e se ardhmes, drejtuesit e larte te kesaj kompanie jane munduar te sjellin disa lajme ne lidhje me keto produkte. Ne kete mbledhje vjetore fjalet qe kane spikatur me shume ishin fjalet e drejtuesit me te larte te Apple, Tim Cook, pasardhes i Steve Jobs.Po cfare eshte folur pak dite me pare ne kete mbledhje? Ne rradhe te pare eshte folur per integrimin e produkteve Apple me rrjetet sociale si Facebook etj. Me pas kane goditur te gjithe te pranishmit, fjalet e Tim Cook i cili eshte shprehur duke thene:"Duhet te jeni te sigurte se ne po punojme me te gjitha forcat tona per te sjelle tek ju nje produkt te pabesueshem dhe qe do te cmende mendien tuaj"Besojme se keto fjale i referohen produktit te ri qe pritet te prezantohet ne Mars, iTV. Sigurisht edhe iPad 3 ndoshta ka te beje me fjalet e Tim Cook, i cili gjithashtu pritet te prezantohet ne Mars. Ndoshta do te vije nje produkt qe do te jete totalisht i ri per ne sic ishte iPad ne vitin qe u prezantua.Ndoshta Apple po mundohet te hedhe poshte zerat qe fliten ne rrjet te cilat thone se pas vdekjes se Steve Jobs, Apple, nuk do te mund kurre te nxjerre nje produkt aq inovativ sa ishte iPhone ose iPad kur u prezantuan. Gjithsesi ne nuk na mbetet gje tjeter vecse te presim te ardhmen ku me siguri Apple do te sjelle dicka inovative ne boten e elektronikes
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus