Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Thyhen tri uebfaqe serbe
3:03 PM
Thyhen tri uebfaqe serbe
Betejat e luftës virtuale në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk kanë të ndalur. E si duket, shqiptarët janë duke triumfuar, nëse i marrim parasysh sulmet që janë bërë kohëve të fundit kundër tri uebfaqeve serbe.
Bëhet fjalë për një faqe ortodokse, e cila tani, nëse vizitohet paraqitet teksti Republic of Kosovo dhe dy fotografi. Poshtë fotografive është shkruar HACKED BY LIMI’HACK dhe është paraqitur kërkesa që të njihet pavarësia e Kosovës dhe porosia: Mitrovica është Kosovë – mos ejani që të bisedoni për ndarjen e Kosovës. Kosova e Pavarur – Kosova është Shqipëri në gjuhën angleze. Me siguri që teksti është shkruar në anglisht për ta kuptuar sa më shumë njerëz porosinë e këtij sulmi.
Gjithashtu janë sulmuar edhe dy faqe të tjera serbe: një faqe për komunën e Pozhegës dhe një faqe të Manastirit të Pozhegës. E njëjta porosi si në faqen e parë ortodokse.
Këto sulme nuk paraqesin përpjekjet e para të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare, andaj mund të themi se nuk janë edhe të fundit, qoftë këto përpjekje edhe në botën virtuale. Si duket, siguria e dobët është mjaft e përhapur në uebfaqet serbe, por edhe vetë shqiptarët janë mjaft të shkathët në fushën e teknologjisë.

Si duket, siguria e dobët është mjaft e përhapur në uebfaqet serbe, por edhe vetë shqiptarët janë mjaft të shkathët në fushën e teknologjisë.

Lidhjet për uebfaqet e sulmuara serbe janë:

1.http://duhovnik.org/
2.http://manastirgodovik.pozega.org.rs/
3.http://pozega.org.rs/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus