Kryesore » 2011 » Dhjetor » 19 » Thirrje falas nëpërmjet Gmail në SH.B.A. edhe gjatë vitit 2012
3:32 PM
Thirrje falas nëpërmjet Gmail në SH.B.A. edhe gjatë vitit 2012
Përdoruesit e Gmail në Shtetet e Bashkuara dhe Kanadë kanë pasur mundësi të bëjnë thirrje falas gjatë këtij viti dhe me siguri që ata do të gëzoheshin me të marrë vesh që kjo mundësi po ofrohet edhe në vitin 2012. Një postim në blogun zyrtar të Gmail pranoi që përdoruesit e Gmail në Amerikën Veriore mund të vazhdojnë të bëjnë thirrje në fiks dhe në celularë falas, për 12 muajt e ardhshëm.
"Derisa vjen sezoni i festave, ne jemi të lumtur që të ju lajmërojmë që ne i kemi zgjeruar thirrjet shtëpiake pa pagesë brenda SH.B. dhe Kanadasë për 2012-tën. Kjo është rruga jonë për t’ju ndihmuar juve që të lidheni me shokët dhe familjen në mbarë vendin.”Me marrjen e Skype nga Microsoft para pak kohe, Google është duke provuar që të mbahet në bazën e përdoruesve të vet të të dhënave për VoIP përpara se Microsoft të fillojë që ndërlidhë edhe më tej Skype me produktet e veta të reja. Thirrësit nga jashtë Shteteve të Bashkuara janë ende në gjendje që të bëjnë thirrje të numrave në Amerikën Veriore për 1 cent për minut
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus