Kryesore » 2012 » Gusht » 25 » Thellë nën det gjendet – Sony Xperia go
2:27 PM
Thellë nën det gjendet – Sony Xperia go
Në treg kanë filluar të shfaqen smartfonë të qëndrueshëm ndaj ujit dhe pluhurit. Pas modelit Defy nga Motorola i cili theu akullin, edhe Sony ka një model për këtë garë.Bëhet fjalë për modelin Xperia go i cili është në përputhje me standardin IP67, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit (deri në një metër thellësi në afat prej një ore), pluhurit dhe gishtave të lagur nëpër ekran.Hardueri e pozicionon afër me modelin Xperia U – ka ekran LED Reality Display me diagonale 3,5 inç me rezolucion 320 x 480 pixel, 512 MB kujtesë pune dhe 8 GB kujtesë të brendshme (me mundësi zgjerimi me kartë SD deri 32 GB), procesor dybërthamësh prej 1 GHz, kamerë prej 5 megapixel (videon e regjistron në 720p), sistem operativ Android OS 2.3 (është njoftuar edhe përditësimi në Ice Cream Sandwich, Sony tradicionalisht vonohet në 'botën e ëmbëlsirave'), e gjithë kjo e mundësuar nga një bateri me kapacitet 1305 mAh.Me dimensione dhe masa është i përafërt me modelin Xperia U ( 111 x 60, 3 x 9,8 milimetra, 110 gram) prandaj nuk është tepër i rëndë e i madh. Duket se koha e legjendarit Siemens M35 ngadalë po kthehet. Videoja që kemi sjellë për ju tregon rezistencën ndaj ujit.Në tregun shqiptar çmimi i këtij smartfoni arrin rreth 370 Euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus