VO 3D, telefoni i "mençur” i HTC-së do të duhej të fillojë të shitet në Evropë gjatë korrikut të këtij viti. E veçantë e këtij aparati është ekrani i cili mund të paraqesë pamjet tredimensionale pa pasur nevojë që shfrytëzuesi të bart syze speciale siç është rasti me televizorët ose kinoprojeksionet. HTC e ka pajisur modelin EVO 3D me fotoaparatin i cili mund të bëjë fotografi dhe video në teknikën 3D. Fotoaparati i integruar në këtë telefon fotografitë klasike i bën me rezolucion prej pesë megapixelësh, ndërsa ato tredimensionale me rezolucion prej 2 megapixelësh. Njëjtë vlen edhe për videon. Video përmbajtjet klasike mund të incizohen me rezolucion të plotë HD (1080p), ndërsa ato 3D me rezolucion 720p.3D smartphone i HTC-së bazohet në sistemin operativ Android, ndërsa vihet në lëvizje nga procesori me dy bërthama me takt pune 1,2 GHz. Ekrani 3D i tij ka rezolucion 540 x 960 pixelë dhe diagonale prej 4,3”. Ka edhe GPS, WiFi dhe Bluetooth, që nënkuptohen për telefonat e këtij klasi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus