Kryesore » 2011 » Maj » 18 » Telefonat e Ciscos si përgjues?!
3:18 PM
Telefonat e Ciscos si përgjues?!
Konsulentët e kompanisë australiane HackLabs kanë zbuluar se si Internet telefonat e Ciscos me fare pak mundim mund të shndërrohen në pajisje për përgjim të komunikimit nga largësia. Sipas informatave të tyre, disa shfrytëzues të këtyre telefonave kanë humbur madje edhe deri 20.000 dollarë në ditë për shkak të exploitit të gjetur në këtë telefon, dhe që përfshinte thirrjen e padëshirueshme të numrave Premium. Thuhet se ky lëshim është zbuluar në parametrat default të këtij telefoni, ndërsa Cisco arsyetohet me faktin që mbrojtja nga këto gjëra përfshihet në udhëzimet për shfrytëzim (më saktë, shpjegimi se si të çaktivizohet funksioni kontestues).

Eh. HackLabs nuk ka theksuar se për cilin model të telefonit bëhet fjalë, por ka shpjeguar që ky lëshim njihet fort mirë në qarqet e komunitetit të hackerëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus