Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Tani është në dispozicion Facebook Messenger për Firefox
4:37 PM
Tani është në dispozicion Facebook Messenger për Firefox
Bashkëpunimi i Mozilla dhe Facebook e solli Facebook Messenger për Firefox. Nga tani do të mundeni të bisedoni me shokët tuaj në Facebook, pavarësisht se në cilën webfaqe jeni për momentin. Lëvizja është para së gjithash për motivim për integrim më të mirë të rrjeteve shoqërore në shfletuesin. Ndërkaq dallimi me chat-in e tanishëm të Facebook është që tani në fakt bëhet fjalë për API me të cilin rrjeti shoqëror është i integruar drejtpërsëdrejti në shfletues.Sipas blogut të Mozilla, integrimi i Facebook është vetëm hapi i parë me të cilin Firefox do të bëhet "më shoqëror”, ndërkaq janë paralajmëruar më shumë funksione dhe shërbime.Për ta kyçur chat funksionin do të duhet ta përditësoni shfletuesin deri tek verzioni i tij i fundit, Firefox 17 dhe ta kyçni Messenger for Firefox nga faqja e tij në Facebook. Kuptohet nëse nuk ju pëlqen shiriti i tij nga ana e djathtë e Firefox mundeni lehtë ta largoni atë me klikim të vetëm një butoni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus