Kryesore » 2012 » Maj » 6 » Tani e dini se kush dhe sa shpesh “googlon” emrin tuaj
11:51 AM
Tani e dini se kush dhe sa shpesh “googlon” emrin tuaj
Me siguri që shumë herë deri më tani keni shënuar në dritaren e kërkimeve në "Google” emrin dhe mbiemrin e ndonjë personi për të marrë informacionin e duhur, dhe me siguri keni shtruar pyetjen se kush e "googlon” emrin tuaj. Këtë, tani mund ta verifikoni.Falë faqes se BrandYourself, tani mundeni të dini se kush ju "googlon”, që ju hapë mundësinë për kontroll më të madh mbi imazhin tuaj në internet, së paku për ata që i takojnë botës së biznesit.
Vizitorët e përdorin BrandYourself më së shpeshti për kërkim nëpërmjet "Google”, por sistemi funksionon edhe për të gjithë ata që përdorin kërkimet në internet. Kjo faqe fillimisht është ndërtuar për imazhin tuaj në internet, që fillimisht gjatë kërkimit, të jepen informacionet që ju dëshironi. Funksioni i ri zbulon se kush ju "Googlon” (kërkon) dhe tani ju mundëson që të keni mundësinë për të menaxhuar me imazhin tuaj virtual.

BrandYourself ka ndërtuar bazën e të dhënave të organizatave IP adresat e të cilave janë publike, dhe punon në mënyrë që bën krahasimin e IP adresat e shfrytëzuesve, të cilët duhet të regjistrohen në atë faqe me IP adresën e asaj firme-kompanie.

Të dhënat e marrura ju japin informacionet e duhura se sa herë ndokush ju ka kërkuar në internet gjatë muajit, nga cili qytet dhe nga cila firmë-kompani, saktësisht kur dhe për se ju kanë kërkuar. Por, megjithatë tani për tani në këtë sistem janë firmat-kompanitë e mëdha dhe është pak vështirë të verifikoni se kush ju ka kërkuar nga ndonjë firmë-kompani më e vogël.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus