Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Takimi Botëror për Sigurinë Kibernetike në Londër
11:45 PM
Takimi Botëror për Sigurinë Kibernetike në Londër
Kreu i një prej kompanive kryesore të telekomunikacionit në botë thotë se krimi kibernetik mund të jetë po aq i rrezikshëm sa një sulm ushtarak.
Duke folur tek Takimi Botëror për Sigurinë Kibernetike në Londër sot, kreu i grupit BT Majkëll Rejk i tha zyrtarëve qeveritarë dhe krerëve të bizneseve nga e gjithë bota se sulmet kibernetike mund ta gjunjëzojnë një vend pa nevojën e veprimeve ushtarake.
Zoti Rejk tha se është shumë e rëndësishme që qeveritë dhe bizneset kanë nivel më të lartë ndërgjegjësimi në lidhje me sigurinë dhe sulmet kibernetike. Ai tha se këto lloj sulmesh po zhvillohen kaq shpejt, prandaj nevojitet një traktat për mospërhapjen e teknologjisë kibernetike për të kontrolluar, siç tha ai, garën e armëve të shekullit 21.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus