Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Tableti i parë me GLONASS arrin në Rusi
12:27 PM
Tableti i parë me GLONASS arrin në Rusi
Kohë më parë u raportua se në Rusi u paraqit telefoni i parë mobil me përkrahjen e integruar për sistemin satelitor rus për navigim GLONASS, ndërsa tani në treg ka arritur edhe i pari tablet që e përkrah atë – Xpad. Ky aparat 7-inçësh vihet në lëvizje nga Froyo, ka procesor 800 MHz dhe 512 MB memorie RAM. Përveç për GLONASS aparati ka përkrahje edhe për GPS, ndërsa ofruesi rus i shërbimeve mobile pohon që përkrahja për të dy sistemet mundëson edhe shfrytëzimin e të dhënave nga të dyja sistemet dhe lokalizim edhe më preciz të pozitës, dhe shpreson që edhe prodhuesit e tjerë të pajisjeve mobile do të ndjekin shembullin e tyre.
Në Rusi ky tablet kushton 14.000 rubla ose rreth 350 euro./Koha/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus