Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Tableti 10-inçësh i Dellit = Streak Pro?
1:54 PM
Tableti 10-inçësh i Dellit = Streak Pro?
Madje që në vitin e kaluar Dell kishte paralajmëruar tabletin 10-inçësh i Dellit = Streak Pro?, i cili do të zgjeronte ofertën aktuale të familjes së pajisjeve 5” dhe 7” të kësaj kompanie, dhe kur të prezantohet me siguri që do të ketë emrin Streak Pro. Ky tablet shfrytëzon ekranin me rezolucion 1280 x 800 pixelë, procesorin Tegra2 (T20) me 1 GHz, dhe sjell shumë pak ngazëllim, sepse hardverikisht përputhet me të gjitha funksionet e tjera që tashmë janë parë si kamera e përparme 2 megapixelëshe dhe ajo e pasme me 5 megapixelë, si dhe versioni Android Honeycomb i sistemit operativ. Do të ekzistojë në versionet me 16, 32 dhe 64 GB, dhe praktikisht informatat më interesante gjenden në emërtim dhe faktin që do të mund të blihet në disa ngjyra.
Streak Pro pritet të paraqitet në treg në qershor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus