Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » Tabletët Series 5 dhe Series 7 Slate nga Samsung
12:09 PM
Tabletët Series 5 dhe Series 7 Slate nga Samsung
Panairi i sivjetshëm IFA që po mbahet në Berlin po përshkruhet me risi të shumta, kurse Samsung duket se është ndër ekspozuesit më të dëshiruar.Samsung ka prezantuar edhe serinë e re të tabletëve me Windows 8, me emrin Series 5 dhe Series 7 Slate.Të dyja këto seri paraqesin pajisje tablet, por në kombinim me bazën e tastierës fizike, shndërrohen në tërësi si një laptop funksional me sistem operativ Windows 8.Këto pajisje vijnë me ekran 11 inçësh, Slate 7 ka rezolucion 1080p, kurse Slate 5 ka rezolucion 1366 x 768 pikselë.Slate 5 punon me procesor Clover Trail (Atom), kurse Slate 7 ka procesor Core i5. Modeli më i fortë vjen me 4 GB RAM, kurse ai më i dobëti me 2 GB. Hapësira e të dhënave është 128 përkatësisht 64 GB SSD hard disk.Është interesante se Samsung edhe në Windows 8 ka sjellë S-Pen, teknologjinë e njohur nga pajisjet Android siç janë modelet Galaxy Note dhe Galaxy S3. Me këtë rast është zhvilluar edhe aplikacioni i veçantë për S Note.Po ashtu, këto pajisje Samsung i ka shoqëruar me widget-in S-Launcher i cili zëvendëson Start Menu-në që Windows 8 i mungon.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus