Kryesore » 2012 » Maj » 20 » Tabletët me Windows 8 në nëntor
10:07 PM
Tabletët me Windows 8 në nëntor
Microsoft Windows 8 praktikisht edhe është krijuar pikërisht për përdorim në pajisjet mobile me ekrane të ndjeshme në prekje të cilat shkurt i njohim si tabletë, por edhe pse sistemi i ri operativ do të paraqitet së shpejti, tabletët të cilët do të shkonin me ta nuk shihen edhe aq gjëkundi. Dhe kështu do të jetë deri kah fundi i vitit, pohon Mary Jo Foley nga Cnet, e cila pohon që një insider i informuar mirë pohon që në nëntor do të paraqiten disa dhjetëra tabletë me Windows 8.Baza hardverike thuhet që do të jetë kryesisht Atomi dybërthamësh i punuar me 32 nanometra, i njohur me emrin Cover Trail, që është version i Medfieldit kursyes, procesorit Atom i cili dedikuar për smartphone.Thuhet që më shumë se gjysma e tabletëve do të jenë versione "ekzotike”, me dizajn palues ose tastierë rrëshqitëse dhe nuk do të jenë tabletë të thjeshtë apo kopje të iPad të cilat tashmë gjenden me bollëk në treg.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus