Kryesore » 2011 » Qershor » 27 » Tabletët e Amazonit kah fundi i verës?
1:58 PM
Tabletët e Amazonit kah fundi i verës?
Sipas burimeve të afërta me prodhuesit tajvanezë të komponentëve, Amazon në tregun e tabletëve do të futet sipas të gjitha gjasave në gusht ose shtator. Deri në fund të vitit Amazon planifikon të liferojë katër milionë tabletë.Informatat e reja, për dallim prej të mëparshmeve, flasin që tabletët do të vihen në lëvizje nga çipat e Texas Intstruments, dhe jo Tegra të nVidias, ekranet e ndjeshme në prekje do t’i prodhojë Wintek, ndërsa montimin e aparateve do ta bëjë Quanta Computer, thonë burimet. Për anën softuerike të tabletëve nuk ka fjalë akoma, por nuk është vështirë të konkludohet që Appstore dhe Cloud Player të Amazon do të kenë rol të konsiderueshëm.
Për Amazon çdo muaj do të prodhohen mes 700.000 dhe 800.000 tabletë që do t’i sigurojnë rezerva të mjaftueshme për ethet e shpenzimit të festave të fundvitit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus