Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të kenë bërë një shpikje të jashtëzakonshme ndërsa kanë arritur në përfundimin se "Super Rëra” do të ishte zgjidhja për pastrimin e ujit të pijshëm nga fekalet, në vendet e botës së tretë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e Shoqatës së Kimistëve Amerikanë, sipas të cilëve rëra e thatë e shkretëtirës, e përzier me grafit, materialin që përdoret tek lapsat, mundëson filtrimin e ujit dhe e bën atë të konsumueshëm për njeriun. Nëse kjo shpikje, që në fakt është një rikthim te metodat e përdorura në kohët e lashta, do të rezultojë me të vërtetë efikase, atëherë ajo do t’i jepte zgjidhje problemeve me ujin e pijshëm për 60% të popullsisë në Afrikë dhe 50% të popullsisë në Oqeani. Ndërkohë mediat vendase evidentojnë faktin se krahas të tjerave , e ashtëquajtura "Super Rëra”, do të ishte edhe një metodë shumë praktike dhe pa kosto financiare. /Telegrafi/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus