Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Studimi, interneti shpërqëndron studentët gjatë mësimit
2:34 PM
Studimi, interneti shpërqëndron studentët gjatë mësimit
Ilustrimi i mësimit në laptopin e çdo studenti në klasë, nuk është një metodë e sukseshshme, kjo pasi studentët preferojnë më shumë të navigojnë në internet sesa të ndjekin orën e mësimit.
Lajmi është bërë i ditur pas publikimit të raportit "Inside Higher Ed”, një studim i realizuar nga profesorët e Universitetit të Vermontit, të cilët kanë "spiunuar” laptopët e studentëve gjatë orëve të mësimit. Sipas këtij raporti, të paktën 2/3 e studentëve hulumtonin gjetkë në rrjet dhe vetëm 1/3 e tyre ndiqte mësimin dhe shëmbujt e ilustruar në laptopin e tyre.

Përgjimi i studentëve u realizua përmes një programi të aktivizuar së bashku me dosjen e leksioneve që mund të lexoheshin në rrjet. Ky program rregjistronte çdo klikim të studenteve, të klasifikuar sipas një numri rendor. /Telegrafi
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus