Kryesore » 2011 » Maj » 5 » STIKK bëhet partner industrial i “WEBiT 2011”
8:28 AM
STIKK bëhet partner industrial i “WEBiT 2011”
Shoqata për Teknologji të Informimit dhe Telekomunikimit në Kosovë apo STIKK, është bërë edhe zyrtarisht partner industrial i "E-Academy”, e cila është organizues e ngjarjes WEBiT që është një prej ngjarjeve më të mëdha në Evropë për industri të IT-së dhe e vetmja në Evropën Qendrore dhe Lindore për prezantime të kësaj natyre.


Në bazë të kontratës së nënshkruar mes kryetares së STIKK, znj. Vjollca Qavolli dhe Plamen Russev si përfaqësues i "E-Academy”, thuhet se STIKK do të ketë promovojë dhe reklamojë para anëtarëve të saj ngjarjet Webit Expo&Conferences 2011, që organizohet nga E-Academy, e gjithashtu edhe të gjitha ngjarjet tjera të ndërlidhura me të që do të mbahen me 26-27 tetor 2011, në Sofje të Bullgarisë.

Më tej në pika tjera të marrëveshjes thuhet se STIKK do të prezantohet si "Partner Industrial” i kësaj ngjarje, ndërsa anëtarët e kësaj shoqate që do të marrin pjesë në konferencë do të marrin zbritje gjatë regjistrimit dhe disa privilegje tjera, në përputhje me kontratën e nënshkruar.

Për sa i përket WEBiT 2011, ajo është një ngjarje shumë e madhe dhe me mjaft ndikim në rajonin tonë për shkak se në vitin 2010 ka arritur të tërheq mbi 5,000 vizitorë prej më shumë se 21 shteteve, dhe për vitin 2011 pret të tërheq mbi 7,000 vizitorë. Në mes tjerash programi i konferencës veçohet me ligjërues që përfaqësojnë kompanitë më inovative të botës, me lojtar kyç në rajonin e CEE (Evropës Lindore dhe Qendrore), e gjithashtu vet konferenca sjell në pah zgjidhje dhe ofrues të produkteve nga ekosistemi digjital, duke e bërë kështu një konferencë mjaft atraktive.
WEBiT veçohet me ekspozita të produkteve, konferenca të marketingut digjital, konferenca për eMarketing dhe eBiznes, worshkop për zhvillim të aplikacioneve, etj. Ajo mbahet me 26-27 tetor në Sofje të Bullgarisë, përkatësisht në qendrën Inter Expo, ndërsa cilësohet si konferencë me rëndësi të madhe për shkak se ka ekspozues nga vende të ndryshme të botës që i përkasin industrisë së internetit, industrisë mobile, marketingut dhe ICT industrisë.

Vet fakti që këtë vit nuk do të organizohet panairi i Teknologjisë së Informimit dhe Telekomunikimit "ITTF” që u organizua më parë në Prishtinë, nënkupton se kjo është një marrëveshje me rëndësi si për STIKK ashtu edhe për kompanitë anëtare të saj të cilat do të kenë mundësi që të shfaqen si ekspozues në kuadër të WEBiT 2011, dhe të promovojnë biznesin e tyre para një audience shumë më të madhe, dhe të gjejnë partnerë tjerë potencial për biznes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus