Kryesore » 2011»Korrik»18 » Stacione të vogla kreative për pritje të autobusit...
12:56 PM
Stacione të vogla kreative për pritje të autobusit...
Një agjencion marketingu ka vendosur një reklamë kreative në stacione të autobusëve në SHBA, të cilat reklama iu mundësojnë pasagjerëve që të mbushin pajisjet e tyre para se të futen në autobus.Për dallim prej Prishtinës, në botën perëndimore, stacionet e vogla për pritje të autobusit ofrojnë informacione në lidhje me atë kur dhe ku duhet pritur cilin autobus, pastaj informacione në lidhje me atë se ku duhet zbritur, mbrojtje prej shiut, etj. Me fjalë të tjera për dallim prej Prishtinë,s ku stacionet e vogla për pritje të autobusëve (apo taksive "super të shpejtë”) shërbejnë vetëm për t’i vendosur këmbët dhe për të parë poster të shqyer të koncertit të radhës të ndonjë këngëtari të estradës, stacionet e këtilla i kanë shërbyer mirë njerëzimit anembanë botës dhe atë për vite me radhë.Por një agjecnion reklamimi dhe dizajnimi e quajtur "Crispin Porter and Bogusky”, ka vendosur që stacionet e këtilla të bëhen edhe më të dashura. Sipas një raporti në Engadget, kjo kompani ka vendosur një reklamë Glaceau Vitamin Water Energy në stacione të vogla të autobusëve ku ofrohen tre porte USB që mund të shfrytëzohen prej atyre që presin autobusin e tyre. Pra ata që kanë një pajisje që po vdes pa bateri, mund ta vendosin këtu deh ta mbushin. Në anën tjetër reklama prezanton idenë e tillë që pijet me vitamina, si portet USB, mund t’ju japin një mbushje të energjisë, në rastet kur ju duhet.Sipas Creativity, këto stacione speciale mund të gjeten në Boston, New York, Chicago dhe Los Angeles. E përderisa kjo vazhdon të jetë shkencë për kryeqytetin tonë, le të shpresojmë se dikur dikujt do t’i bie ndërmend të vendos disa harta me numra e autobusëve dhe me rrugët që ata ndjekin...
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus