Kryesore » 2011 » Qershor » 5 » SSD të reja nga Kingmax
11:16 AM
SSD të reja nga Kingmax
Kingmax ka prezantuar modelet e reja në ofertën e vet të SSD-ve. Të gjithë janë të pajisur me SATA interfejs 6-gigabitëshe, kanë përkrahje për TRIM dhe NCQ, ndërsa MTBF (Mean Time Before Failure) e kanë të deklaruar në 1,2 milionë orë.
Shpejtësitë e leximit në modelet e të gjitha kapacitetet shkojnë deri 415 MB/s, ndërsa shpejtësia e shkrimit varet nga kapaciteti. Në modelin 64 GB shkrimi bëhet me shpejtësi prej 95 MB/s, në atë me 128 GB me 175 MB/s, ndërsa në modelet me kapacitet më të lartë, me 256 dhe 512 GB me shpejtësi prej 260 MB/s.
Këto SSD disqe do të liferohen me garancion prej 3 vitesh. Çmimet nuk dihen akoma.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus