Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Sony prezanton telefonin Sony Xperia E
11:05 PM
Sony prezanton telefonin Sony Xperia E
Sony ka shtuar edhe një model të ri të telefonit të mençur në linjën e saj të famshme të telefonave Xperia, përkatësisht modelin Sony Xperia E, i cili ofron mundësinë e komunikimit me dy sim-kartela.
Sony Xperia E vjen me Android 4.1 Jelly Bean, ndërsa pajisja posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç dhe rezolucion prej 320 x 480 pikselëve, me procesor të kapacitetit 1GHz Qualcomm Snapdragon MSM7227A.
Karakteristikat tjera të Sony Xperia E përfshijnë edhe kamerën me 3.2 megapiksel si dhe kamerën e përparme për incizim VGA, plus 512MB RAM dhe portin për mikroSD kartë.Lansimi i Sony Xperia E pritet të ndodhë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa më shumë detaje nuk janë dhënë nga Sony.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus