Kryesore » 2011 » Qershor » 12 » Sony NEX-3C: fotoaparati më i vogël me objektiv të ndërrueshëm
1:39 PM
Sony NEX-3C: fotoaparati më i vogël me objektiv të ndërrueshëm
Për freskimin e ofertës së fotoaparateve sistemore kompakte Sony NEX flitet tashmë një kohë të gjatë, ndërsa pas rrjedhjes së fotografive spiune kjo kompani ka dalë me modelin e ri zyrtar NEX-3C, që zëvendëson të deritashmin NEX-3, prodhimi i të cilit është ndërprerë shumë shpejt pas prezantimit. Modeli e shfrytëzon sensorin e njejtë të formatit APS-C, por me rezolucion të shtuar prej 16,2 megapixelësh, shtëpiza është zvogëluar akoma, ndërsa është ruajtur touchscreen ekrani i njohur i cili shërben edhe për fotografim përkrah okularit elektronik. Sony ka punuar në qasjen më të lehtë në opsionet e avancuara nga menyja sistemore, që ishte një nga mangësitë e përmendura më së shumti, por nuk është larguar kufizimi i këtij modeli në incizimin e videos HD me 720p.
Sipas standardeve të Sony, modeli i ri për nga dimensione është fotoaparati më i vogël me objektiv të ndërrueshëm në botë, prandaj kjo kompani e ka pozicionuar si urë mes botës së kompaktëve dhe SLR-ve. Në shitje do të gjendet kah fundi i këtij muaji me çmim prej 650 dollarësh me objektiv 18-55 mm, gjegjësisht 599 dollarë me objektiv 16mm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus