Sony Ericsson ka postuar shitjet dhe përfitimet që janë më të larta sesa është vlerësuar nga analistët të bazuar në shitjet e mëdha të këtij smartphone në tregjet aziatike.Sipas një artikulli në Business Week, ndërmarrja, e cila është një sipërmarrje e përbashkët në mes të Korporatës Sony dhe Ericsson AB, postoi një shumë që tregon fitimet, duke përfshirë vlerën me taksën tatimore, prej 31 milionë euro, që është 53% më pak sesa që ishte gjatë vitit të kaluar, por më shumë sesa që kanë parashikuar analistët.Sony Ericsson, duke u ballafaquar me iPhone e Apple është mbështetur në platformën Android të Google, për ta mbajtur atë në qarkullim në tregun botëtror të smartphone-ëve. Ndërmarrja ka parë kërkesë të dobët nga konsumatorët në tregun e Evropës perëndimore."Unë duhet ta them që Azia është duke shkuar mirë për ne,” tha zyrtari më i lartë ekzekutiv, bert Nordberg, gjatë një interviste telefonike. "Evropa perëndimore është shumë, shumë e dobët. Evropa perëndimore qartësisht është duke hequr nga besueshmëria e konsumatorëve, kjo është pikëpamja jonë.”Ndërmarrja gjatë këtij viti ka shënuar një vijë të trashë në tregun e smartphone-ëve. Ndërmarrja tashmë ka lëshuar një pajisje të brendit PlayStation. Sony, që ka 50% të aksioneve në ndërmarrje, është duke planifikuar që të marrë tërë këtë ndërmarrje për vete, duke e vendosur nën flamurin e saj.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus