Kryesore » 2011 » Tetor » 18 » Skuteri elektrik i BMW-së
2:06 PM
Skuteri elektrik i BMW-së
Edhe pse ende është nën hije të thellë të automobilave elektrik, i ashtuquajturi e-skuter ngadalë po vjen në treg. Për dallim nga katër rrotat e automobilave elektrik të cilët për shkak të çmimeve të larta vijnë me vështirësi tek blerësit, skuterët elektrik me vetëm dy rrota dhe me tërheqjen elektrike për shkak të çmimeve më të lira më lehtë do të arrijnë te blerësit. Kështu edhe "BMW” e prezantoi versionin elektrik të skuterit, edhe pse edhe më tutje është vetëm prototip, duke e emërtuar "BMW Concept e”. Skuteri elektrik i "BMW-së” ka linja të pastra, dhe e ka edhe më tutje dizajnin dallues i cili me sukses është transferuar nga motoçikletat bavareze. Retrovizorët klasik do të ndërrohen me video kamera të vendosura në dritat e pasme. Tabela e instrumenteve komplet është digjitale me dy LCD ekrane. Planifikohet që ky skuter elektrik do të ketë shpejtësi të mjaftueshme të madhe dhe ai mund të vozitet edhe në autostrada. Parashikohet po ashtu që me një bateri të kalohet rreth 100 kilometra, ndërsa bateria e zbrazur mbushet nga prizmi në shtëpi për vetëm tri orë. "BMW” nuk potencoi specifika të tjera teknike, ndërsa edhe vetë skuteri elektrik është prototip i pastër i cili me siguri që momentalisht edhe nuk mund të vozitet. Përndryshe "BMW” planifikon fillimin e prodhimit serik të këtij skuteri elektrik në vitin 2013
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus